Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Gjërat po vijnë duke u përmirësuar për të lindurit e shenjës për faktin se Hëna është në pozicion të favorshëm për ju, ndaj përfitoni nga kjo për raportin tuaj dashuror. Në punë situata duket e sikletshme sepse ju po bëni të vështirin/ën gjë që duhet ta shmangni.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Lidhja juaj ka probleme, ju nuk jeni i qartë për atë që doni në këtë marrëdhënie që keni, duhet të qartësohen fillimisht me veten dhe më pas të flisni sinqerisht me të. Në punë, mendja ka shkuar larg, në vitin 2023. Ju bren në çdo moment se çfarë do të bëni vitin që vjen.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Gjërat në dashuri duken paksa mbytëse, ju ndjeni nevojën e një pavarësie dhe individualiteti dhe pse jeni në një raport. Këto shoqërohen dhe me ndikimin që po jep Hëna pasi ka prekur shenjën tuaj. Në punë, duket se është koha për të ecur drejt diçkaje të re.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Histori të reja dashurie po shfaqen dhe janë shumë intriguese, mos i humbisni. Në punë mund të ndryshoni kurs.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Hëna nuk është kundër, ka më shumë vullnet për veprime konkrete në sferën e dashurisë. Në punë filloni të nxirrni veten në pah, keni vlera.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Jeni shumë i ndjeshëm, aq sa mund të merrni majë më majë fjalët, por kjo nuk ju shërben pasi po merreni dhe me vogëlsira. Në punë është një periudhë e ngarkuar me angazhime, po ju shkakton stres.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Ndër personat që janë në një lidhje, disa kanë përjetuar krizë, por tani gjërat po rregullohen. Ditë me ngarkesë të plotë në punë.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Hëna nuk është më përballë dhe për rrjedhojë nuk është në dizavantazh me të lindurit e shenjës tuaj. Çiftet që kanë kohë së bashku do të duhet të zgjidhin keqkuptimet që u kanë lindur. Punët e reja janë burim stresi.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri ka shumë tension. Duhet të përpiqeni të relaksoheni dhe të rrini larg diskutimeve. Edhe në punë, kjo e premte duket të jetë plot stres.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Është një e premte kjo, ku gjërat në lidhje po ravijëzohen sepse partneri/ja juaj do të rrëfehet me sinqeritet. Në punë, shfaqen projekte të reja me kolegët.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Ndryshe nga shenjat e tjera, ju të Ujorit, këtë të premte shfaqeni me diskutime si në aspektin dashuror ashtu dhe atë profesional. Por, dashuria del në plan të dytë sepse ka probleme pune për t’u zgjidhur.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Kjo e premte fillon me shumë shqetësime në marrëdhënie. Edhe në punë gjërat nuk duken mirë sepse një kërkesa e juaja nuk do të dëgjohet.