Del renditja përfundimtare e IQ së shteteve në 2022 sipas World Population Review, ku duket se vendin e pare e mban Japonia. E ndërsa renditjen e disa prej vendeve e gjeni më poshtë, duket se Shqipëria në fakt, qëndron në vendin e 109. Por sigurisht që IQ nuk është matësi kryesor I inteligjencës së një populli.
Koeficienti i inteligjencës (IQ) është një masë e inteligjencës njerëzore. Njerëzit që duan të matin IQ-në e tyre, bëjnë teste të standardizuara dhe marrin një pikë që rendit nivelin e tyre të inteligjencës. Sa më i lartë të jetë rezultati i IQ-së, aq më inteligjent konsiderohet ai person.
Rezultatet e IQ zakonisht pasqyrojnë cilësinë e arsimit dhe burimet e disponueshme për njerëzit në rajonin e tyre gjeografik lokal. Zonat e botës me rezultate më të ulëta të IQ janë zakonisht më të varfra dhe më pak të zhvilluara, veçanërisht në fushën e arsimit, krahasuar me vendet me rezultate më të larta IQ. Shumë studiues përdorin gjithashtu IQ për të përcaktuar vendet më të zgjuara në botë.
Megjithatë, është e rëndësishme të mbani mend se IQ nuk është mënyra e vetme për të matur inteligjencën. Në fakt ka shumë mënyra të ndryshme për të kërkuar vendet më të zgjuara në botë, dhe shumë prej tyre nuk kanë të bëjnë fare me IQ mesatare.
RENDITJA E SHTETEVE
IQ 2022
1 Japoni
2 Taiwan
3 Singapore
4 Hong Kong
5 Kina
6 Korea e Jugut
7 Bjellorusi
8 Finland
9 Liechtenstein
10 Gjermani
…
190 Gana
191 Bregu I Fildishte
192 Guinea
193 Nikaragua
194 Gambia
195 Kepi I Gjelber
196 Guatemala
197 Sierra Leone
198 Liberia
199 Nepal
…
109 Shqiperia 81.75