Dita Ndërkombëtare e Demokracisë

Këtë vit, 15 shtatori shënon 15 vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë. Kjo ditë festohet çdo vit në mbarë botën për të forcuar demokracitë dhe për të nxjerrë në pah vlerat dhe parimet e saj. Këtë vit, Dita e Demokracisë do të fokusohet në rëndësinë e lirisë së medias për demokracinë, paqen dhe arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Këtë vit, Dita përqendrohet në “rëndësinë e lirisë së medias për demokracinë, paqen dhe arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”.

Sipas UNESCO-s, Dita Ndërkombëtare e Demokracisë shërben si një mundësi për të vlerësuar gjendjen e demokracive në botë. Ajo gjithashtu jep një shans për të theksuar rolin vendimtar të parlamenteve dhe për të forcuar aftësinë e tyre për të ofruar drejtësi, zhvillim, të drejtat e njeriut dhe paqen.

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë u krijua pasi u miratua një rezolutë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2007. Sipas Unionit Ndërparlamentar, rezoluta ishte e orientuar drejt forcimit dhe konsolidimit të demokracisë. Dita Ndërkombëtare e Demokracisë u festua për herë të parë në vitin 2008 dhe që atëherë, në mbarë botën janë organizuar ngjarje të shumta parlamentare.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here