Vdes në moshën 96 vjeçare Irenë Papas, aktorja e mirënjohur me famë botërore. Ajo ishte më e njohur për rolet protagoniste në filmat e viteve ‘60, por mori lavdërimet më të mëdha për interpretimin e heroinave të skenës antike helene.
Irenë Papas luajti në filma si “Z”, “Zorba the Greek” dhe “The Guns of Navarone” etj.
Zonja Papas jetonte me sëmundjen Alzheimer prej dhjetë vitesh.
Ajo luajti personazhet titullare në filmat “Antigona” (1961), të Sofokliut dhe “Electra” (1962). Ajo ishte Klitemnestra, në “Iphigenia” (1977).
Në vitin 1971, ajo mori çmimin për aktoren më të mirë nga Bordi Kombëtar Amerikan për rolin e saj si Helena e Trojës në filmin “Trojanet”. Bashkëprotagonistet e saj ishin Katharine Hepburn dhe Vanessa Redgrave.
Zonja Papas lindi me emrin Irini Leleku më 3 shtator 1926, në Hiliomodi, Greqi, një fshat i vogël pranë Korinthit dhe u rrit në Athinë. Ajo ishte një nga katër vajzat e dy mësuesve dhe hyri në shkollën e dramatike në moshën 12-vjeçare. Deri në moshën 18-vjeçare, ajo kishte luajtur tashmë rolet si Elektra dhe Lady Macbeth. Por roli i saj i parë profesionist në skenë, në vitin 1948, ishte si në një muzikal.
Ajo ishte gjithashtu edhe këngëtare, pasi bëri dy albume me këngë popullore greke, “Odes” (1979) dhe “Rapsodies” (1986), dhe provokoi pothuajse skandal me vokalicat në albumin e vitit 1971 nga grupi rock Aphrodite’s Child.
Zonja Papas kishte bindje të forta politike për vendin e saj dhe i bëri publike ato. Në vitin 1967, ajo rrezikoi nënshtetësinë e saj duke bërë thirrje për një “bojkot kulturor” ndaj Greqisë pasi një junta ushtarake mori kontrollin, duke thënë se “nazizmi është kthyer në Greqi” dhe duke i përshkruar liderët e rinj të vendit si “jo më shumë se një bandë shantazhuesish”.