Boshatiset përfundimisht ambasada Iraniane në Tiranë.

Diplomatët iranianë boshatisën ambasadën e Iranit në Tiranë dhe po largohen nga vendi.

Kjo pasi Qeveria shqiptare ndërmorri vendimin ekstrem dhe njoftoi një ditë më parë se ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Vendim vjen pas sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare. Sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se sulmi ka ardhur nga Irani, tashmë vend jo mik me Shqipërinë.

Godina është rrethuar me shiritin policor dhe forca të shumta policie dhe RENEA pritën mesditën, kur mbaronte afati i lënë nga qeveria për largimin e diplomatëve iranianë, për të hyrë në godinë.

Diplomatët në fillim nuk pranuan të ulin simbolin e tyre kombëtar, por tashmë edhe flamuri është ulur.  Selia diplomatike ka qenë me qira dhe tashmë në godinë ka ardhur pronari i saj.

Gjatë natës, u bënë lëvizje të herëpashershme në ambientet e ambasadës. Një kamionçinë solli një fuçi ku u dogjën dokumentet, pasi iranianët nuk mund t’i marrin me vete. Diplomatët tashmë janë drejtuar për në aeroportin Nënë Tereza.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here