Rama për Martinajn: “Gjallë apo jo? Drejtori i ri i Policisë t’i thotë publikut.”

Kryeministri Rama reagon sot për herë të parë për cështjen Martinaj. Historia e tij u shpreh ai është bërë si Big Brother i kronikës së zezë. Policia duhet të informonte njerëzit është gjallë apo vdekur. Drejtori i ri i policisë t’i japë fund dilemës e të informojë publikun.

 

“Gushti që na solli dhe këtu ku jemi sot ishte një befasi alarmuese. Një situatë e rënduar jo vetëm me vrasjet, por edhe me disa shenja të tjera shqetësuese, pavarësisht se me vitet e mëparshme në aspektin statistikor, me gjithë vrasjet e gushtit ky vazhdon të jetë viti me vrasjet me të ulët, por kjo nuk e ndryshon faktin se ky gusht gjithçka që ka ndodhur këtë gusht duhet të shërbejë si shuplakë dhe për të arritur objektivat për Policinë e Shtetit.

A është e mundur dhe si është e mundur që Policia e Shtetit akoma sot, tani që flasim, nuk e ka një përgjigje për fatin e njërit prej profileve më të larta të krimit të organizuar në Shqipëri. Unë se kam dëgjuar, është e papranueshme që me javë të tëra mëngjesit e darkat e shqiptarëve, ekran më ekran, e faqe më faqe janë bërë si Big Brother i kronikës së zezë, jo u vra jo s’u vra ai që ishte i shumëkërkuar nga drejtësia dhe çfarë nuk dëgjojnë njerëzit lloj lloj legjendash me luanë e bamirësa, me oligarkë, shto ujë e shto miell si një serial absurd për një nga figurat më të zeza të botës së krimit shqiptar.

Dhe Policia e Shtetit nuk do ta thotë ore u vra apo nuk u vra. Kush e ka penguar ta thotë. Drejtori i ri i policisë së shtetit që merr sot detyrën duhet të sigurohet që kjo dilemë të marrë fund sa më parë, nëse i kërkuari është vrarë ti thuhet publikut që është vrarë, nëse nuk është vrarë të kapet dhe ti jepet drejtësisë”, u shpreh Rama.

 

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here