Vendimi i ri, Balluku: Ndërtimet pa leje i kalojnë shtetit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e njëkohësisht zv/kryeministre ka bërë me dije vendimin e qeverisë mbi shtesat pa leje.

Balluku theksoi se të gjitha ndërtesat që kanë këtë lloj specifike do të konfiskohen për përdorim publik.  Sipas ministres, do t’i jepen atyre qytetarëve që preken nga projektet publike ose do të përdoren si fonde për të shpronësuar të gjithë qytetarët të cilët sërish preken nga projektet publike.

“Vendimi lidhet me të gjitha ndërtesat pa leje në Republikën e Shqipërisë ose siç ka një trend kohet e fundit ndërtimin e shtesave mbi lejet që janë dhënë nga bashkitë apo KKT. Kjo kohë ka mbaruar. Ky lloj trendi i zhvilluar ka një sjellje që edhe pse leja është 7 kate i bëjnë tre kate sipër për t’i legalizuar më pas. Kjo nuk do të ndodhë më dhe për më tepër të gjitha ndërtesat që kanë këtë lloj  specifike do të konfiskohen për përdorim publik. Do tu jepen si kompensim qytetarëve që preken nga projektet publike ose do të përdoren si fonde për të shpronësuar qytetarët që sërish preken nga fondet publike. Të gjitha proceset bazohen në ligje. Për çdo ndërtesë që ka shkelur lejen apo të ndërtuar pa leje do të ketë investigim për ato institucione që kanë detyrim, kontrollin e territorit dhe kjo gjë ka ndodhur nën hundën e tyre”-tha Balluku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here