Skena tepër të lezetshme po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, me presidentin serb Aleksandar Vuçiç duke shijuar verërat në një panair të prodhuesve të verës dhe këshilltarja e tij i merr gotën e verës nga dora.
Pas hapjes të panairit të prodhuesve të verës nga vende të ndryshme të Ballkanit, që po mbahet në Beograd, në kuadër të takimit Open Balkans, në rrjet po qarkullon një video që tregon presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që “e tepron” pak.
Ndërhyn këshilltarja
Jo vetëm që duket se po konsumon shumë gota verë, por në një moment ndërhyn këshilltarja e tij Suzana Vasilieviç dhe ia merr gotën nga dora, gjoja për ta shijuar, që të mos kuptohet se ai dëshiron të pijë.
Por presidenti serb reagon dhe e kërkon sërish gotën, duke thënë se këshilltarja i tij ka frikë se ai ka pirë shumë, kurse ajo i përgjigjet se nuk ka frikë, por se është duke e pritur kryeministri i Shqipërisë.
“Kryeministri i Shqipërisë nuk ka pirë asgjë”, dëgjohet të thotë Vuçiç duke ngatërruar fjalët gjysëm i dehur: “Rama është i matur”.