Vdes edhe djali i Che Guevara, Camilo Guevara March

Camilo Guevara March, djali i Ernesto Che Guevara, vdiq nga një atak në zemër në moshën 60-vjeçare.

Camilo Guevara Martz, djali i guerrilasit revolucionar me origjinë argjentinase, Ernesto Che Guevara, vdiq të hënën në Karakas në moshën 60-vjeçare nga një atak në zemër, njoftoi sot presidenti kuban Miguel Diaz-Canel.

“Me keqardhje të thellë, i themi lamtumirë Camilo-s, djalit të Che-së dhe një njeriu që promovoi idetë e tij” (Che), njoftoi presidenti në llogarinë e tij në Twitter.

Lindur në vitin 1962, Camilo ishte më i madhi nga katër fëmijët e guerilit kubano-argjentinas Ernesto Che Guevara, i vrarë nga ushtria boliviane në vitin 1967, dhe gruas së tij kubaneze Aleida March, gjithashtu një guerile. Nga kjo martesë lindën edhe tre fëmijë të tjerë: Aleida, Celia dhe Ernesto.

“Che” kishte edhe një vajzë tjetër (Ilda e cila vdiq në 1995) nga një martesë e mëparshme me peruanen Ilda Gadea.

Me diplomë në të Drejtën e Punës, Camilo Guevara March ishte drejtor i Qendrës së Studimeve Che Guevara në Havana, një institucion i përkushtuar për të përjetësuar punën dhe mendimin e babait të tij.

Sipas agjencisë kubane të lajmeve Prensa latina, Camilo Guevara March ishte duke vizituar Karakasin kur pësoi një “emboli pulmonare që i shkaktoi një atak fatal në zemër”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here