Dy në varr e një në burg, a ja vlejti dyqani?!

Nga Evanthi Pango

Si fillim, më duhet të citoj një nga papagallmediat, që u shpreh para pak ditësh se në total në verën e 2022, janë shënuar 25 vrasje. Në fakt, vetëm sot më 30 Gusht, kemi 3 të tilla! Por kjo është çështje tjetër!

Sot, lagjja Myslym Shyri, në kryeqytet u trondit nga një vrasje e dyfishtë, ku një djalë vrau vëllanë e nusen e vëllait. Thuhet se është identifikuar, me siguri do të arrestohet. Kështu mendoj të paktën, këtë kategori “e kapim” ne! Arsyeja: një prone, një dyqan, një agjenci turistike.

Duke e marrë të mirëqenë shkakun e sipërpërmendur, shumë prej nesh në mënyrë të pandërgjegjshme mendojmë, “Po me dyqanin ç’do bëhet?”

Dhe jo, nuk është ligësi, as ndonjë qejf i madh për t’u marrë me fisin e dynjasë, por pak a shumë në çdo fis, ka nga një situate të tillë. Ose, që të flasim pa dorashka, arsyeja kryesore pse shumica e shqiptarëve kanë konflikte në fis janë pronat.

Ky i sotmi nuk e mbajti, e shkrepi!

Pak nga varfëria që ka përfshirë vendin, pak nga dëshira për vetgjyqësi, edhe ca nga çrregullimet mendore që janë shtuar nga kushtet e vështira ekonomike, politike e sociale, shqiptaret duket se po i rikthehen metodave instiktive për të zgjidhur çështjet e tyre.

Apo jo? Qofsha unë e gabuar!

Javët e muajt në vijim do e tregojnë!

Por një pyetje do ja bëjmë të githë vetes mbasi “ta shkrepim”.

A ja vlejti dyqani?!

Dhe në mos qoftë dyqani,

A ja vlejti?!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here