“Shtëpia gjigante e barit” Kush janë 4 shqiptarët që u kapën në Britani me mijëra rrënjë kanabisi?

Policia britanike në kontenë Durham ka sekuestruar një fermë kanabisi këtë javë, e cila mendohet të jetë një nga më të mëdhatë e zbuluara ndonjëherë në rajon.

Policia ka marrë informacion për “shtëpinë gjigante të barit” në Valley Street në Darlington dhe kur ka shkuar në adresë ka gjetur 4 shtetas shqiptarë që kujdeseshin për bimët narkotike.

Pas verifikimeve, rezultoi se në ambientet e brendshme të banesës, të përshtatur nga shqiptarët, u gjetën gjithsej 3400 rrënjë kanabis sativa, të cilat nëse liroheshin do të arrinin një vlerë të pallogaritshme.

Katër shqiptarët e kapur brenda “shtëpisë” janë identifikuar si Arvit Ahmeti. Kledjan Bregu, Klevist Bregu dhe Halit Laka. Ata u dërguan në gjykatë, e cila i la në burg deri në përfundimin e hetimeve.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here