Kabineti i Presidentit të Republikës. Z.Begaj, i ka dërguar një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku kërkon vendimin për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve vendore të vitit 2019.
Presidenti, në shkresë shprehet gjithashtu se do të caktojë datën e ardhshme të zgjedhjeve lokale.
“Presidenti i Republikës, në ushtrim të kompetencës së parashikuar në pikën g, të nenit 92, të Kushtetutës dhe pikën 1, të nenit 10, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, do të caktojë me Dekret datën e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
Zgjedhjet lokale 2023 do mbahen në periudhën 16 prill-14 maj dhe për rrjedhojë dekretimi i datës duhet jo më vonë se 6 muaj.