Do të ndiheni si të dehur… pa u dehur! Atraksioni më i çuditshëm i Evropës.

“Shtëpia e shtrembër”: atraksioni më i çuditshëm i Evropës, ku vizitorët hezitojnë të hyjnë.

 

Do të ndiheni si të dehur… pa u dehur!

Të gjithëve na ka ndodhur pas një nate alkooli ta shohim gjithçka turbull.

Pra, imagjinoni të njëjtën ndjenjë pa pirë as edhe një pikë të vetme.

Ose do vuanit nga halucinacionet ose do ishit jashtë shtëpisë së famshme “Krzywy Domek”!

E ndërtuar në vitin 2004 në qytetin Sopot të Polonisë, “shtëpia e shtrembër”, siç përkthehet, është nga pikat më atraktive të Evropës.

Duke kombinuar origjinalitetin dhe imagjinatën, ajo është mishërimi i arkitekturës moderne.

Dhe forma e saj e çuditshme bën që disa nga mijëra vizitorët e saj të hezitojnë të hyjnë!

Përveç kësaj, projektuesit e saj (arkitektët Szotynscy dhe Zaleski) u frymëzuan nga “Crooked House” – bestselleri i famshëm i Agatha Christie, i cili u bë edhe film.

Ata u ndikuan edhe nga vizatimet surrealiste të artistit suedez, Per Dahlberg dhe ilustrimet e bëra nga polaku, Jan Marcin Szancer në librat me përralla.

Gjë që është evidente edhe në aspekte të tjera të ndërtimit të saj, si hyrjet me xhama vitro apo çatia me gurë zalli që e bëjnë të duket si lëkurë dragoi.

Por përtej pamjes së saj lozonjare, “shtëpia e shtrembër” është një magnet për turistët dhe vendasit për shkak të brendësisë së saj (gjithashtu interesante).

Në sipërfaqen e saj prej rreth 4000 metrash katrorë, strehohen dyqane, kafene, hapësira kulturore dhe klube.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here