Spanja ashpërson ligjin kundër dhunës seksuale – Miratimi është thelbësor.

Spanja vazhdon të shtrëngojë legjislacionin e saj kundër dhunës seksuale, duke miratuar detyrimin e pëlqimit të qartë. Projektligji, i cili është bërë i njohur si “po vetëm do të thotë po”, u miratua përfundimisht  të enjten (25.08.2022) nga Senati me 205 vota pro dhe 141 kundër.

Projektligji i “garancisë së plotë të lirisë seksuale”, siç quhet, e bën “pëlqimin” një element kyç, duke theksuar se ai duhet “të shprehet lirisht me veprime (…) të cilat do të demonstrojnë qartë vullnetin e individit”. Projektligji në fjalë ishte miratuar tashmë në lexim të parë në maj, por në korrik Senati në Spanjë kishte avancuar një amendament për të cilin deputetët duhej të votonin sërish.

“Vendi ynë më në fund po sanksionon në legjislacionin e tij se pëlqimi është një element kyç i marrëdhënieve tona seksuale. Gratë nuk do të kenë më nevojë të dëshmojnë se kanë pësuar dhunë ose frikësim gjatë një sulmi që të njihet si sulm seksual”, tha ministrja e Barazisë e Spanjës, Irene Moreno, e cila i përket Podemos.

Qeveria e kryeministrit socialist Pedro Sanchez ishte zotuar të miratonte legjislacionin e miratimit seksual menjëherë pas betimit.

Projektligji i ri i miratuar dje penalizon edhe komente “të papërshtatshme” në rrugë, shpërndarjen e videove personale me përmbajtje seksuale, ndërsa parashikon mësimin efektiv të edukimit seksual në shkolla dhe forcimin e mbrojtjes së viktimave të dhunës seksuale dhe kompensimin e tyre.

Sipas një raporti të Amnesty International, 12 vende në BE e përkufizuan si “përdhunim” aktin seksual jo-konsensual.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here