Është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara këtë vit, për turistët shqiptarë e të huaj, për shkak të vlerave kurative, por edhe për shkak të natyrës piktoreske.
Kushdo që dëgjon tashmë, për llixhat e Bënjës në Përmet, niset për atje, pa u menduar dy herë. Por ajo që vihet re në rrugën kryesore, kur shkon për tek llixhat, raporton Trakt.al, është se muret antike, bien në sy, jo vetëm pranë vaskave termale, por edhe larg tyre. Pra, nuk është aspak e çuditshme që duke ecur me makinë të të shfaqen hera-herës struktura të lashta banimi. Arkeologët do thonin me siguri, bëhet fjalë për qytetërime të lashta, këtu në vendin tonë. Por pse askush nuk flet për këtë?
Pamjet e sjella nga ne flasin vet.