Në botën e showbiz-it është e vështirë të dallosh dashurinë e vërtetë nga marrëdhëniet fiktive që të famshmit krijojnë zakonisht me njëri-tjetrin për arsye reklamimi apo epërsie. Për këtë arsye, shumë ekspertë të gjuhës së trupit janë përpjekur, përmes analizës së lëvizjeve dhe mënyrës së sjelljes në kamera të emrave, të dallojnë se kush janë vërtet të lumtur pranë partnerit të tyre dhe cilët thjesht po përdorin lidhjen në fjalë për një përfitim personal.
Beyoncé – Jay Z
Një çift shumë i suksesshëm dhe me shumë vlerësime në industrinë e muzikës nuk mund të mos e trajtonin njëri-tjetrin si të barabartë. Beyoncé dhe Jay Z i përkasin çifteve ku secili është po aq i suksesshëm sa tjetri, pa konkurrencë mes tyre për dominimin e “më të fortëve”. “Kontakti intensiv me sy që ata mbajnë me njëri-tjetrin dëshmon për lidhjen e vërtetë që ata kanë ndërtuar mes tyre. Në një lidhje, nëse njerëzit nuk bëjnë kontakt me sy me njëri-tjetrin, kjo do të thotë se ata nuk janë në të njëjtin nivel marrëdhënieje”.
Jennifer Lopez – Ben Affleck
Një dashuri që u përball me gjithçka dhe disa lidhje të tjera paralele derisa përfundoi në martesë është ajo e të sapomartuarve Jennifer Lopez dhe Ben Affleck. Pamjet e çiftit dëshmojnë se pas ribashkimit të tyre, superylli ka përparësinë në lidhjen e tyre – diçka që e lehtëson shumë aktorin shpesh të “rezervuar”. Fakti që ata u ndanë dhe u bashkuan kaq shumë vite më vonë tregon se ekziston një lidhje e thellë midis dy yjeve që askush nuk mund ta mohojë”
Megan Fox – Machine Gun Kelly
Çifti dinamik dhe i shumëfotografuar, pavarësisht pozave “të çuditshme” që zakonisht marrin para kamerës, rrezaton një afeksion që pak çifte magjepsëse mund ta shfaqin me lëvizjet e tyre “të duhura”. “Megan Fox jo vetëm gjeti dashurinë përballë Machine Gun Kelly, por pret të jetojë një jetë në krah të tij”, deklaron ajo përmes lëvizjeve të trupit të saj!!!