- Ju e njihni karakterin e vërtetë të njerëzve, kur nuk jeni në fazën më të mirë të marrëdhënies me ta.
- Njerëzit e këqij dhe toksikë do t’ju bëjnë gjëra të këqija dhe do t’i bindin njerëzit se ju jeni shkaku.
- Ndonjëherë njerëzit që i quani miqtë tuaj më të mirë, janë armiqtë tuaj më të betuar.
- Njerëzit të cilëve u besoni sekretet mund t’i përdorin një ditë kundër jush.
- Pavarësisht nëse je i mirë apo jo, njerëzit do të të gjykojnë gjithsesi. Bëni gjithçka që ju bën të lumtur dhe mos dëgjoni mendimet e të tjerëve.
- Kini kujdes se çfarë thonë njerëzit kur janë të zemëruar me ju. Asnjëherë mos i merrni ato fjalë lehtë.
- Njerëzit të cilëve ju besoni mund të jenë njerëzit që do t’ju braktisin kur keni më shumë nevojë për ta.
- Askush nuk ju ka borxh asgjë.
- Ndonjëherë ju duhet të hiqni disa njerëz nga jeta juaj, që të mund të shëroheni. Do të jetë e vështirë, por shëndeti juaj mendor, është kryesori.
- Mos mendoni se njerëzit që trajtojnë keq të tjerët nuk do të bëjnë të njëjtën gjë me ju një ditë.
Nxitoni t’i kuptoni këto sinjale paralajmëruese dhe të vendosni kufij midis vetes dhe njerëzve të tillë.