Bashkimi Evropian njofton zyrtarisht nesër se po shkon në recesion. Në recesion janë edhe Britania e Madhe, Japonia dhe SHBA. Inflacion, rënie të të ardhurave, papunësi, rënie të PBB-së, tregues negativ të rritjes. Nuk ka nevojë të jesh fallxhore apo një fizikant bërthamor për të kuptuar se shoqëritë po varfërohen me një ritëm të pakontrollueshëm.
Pas dekadash, ndarja midis të pasurve dhe të varfërve po rikthehet përsëri edhe më e egër. I varfëri budalla i admiron të pasurit. I zgjuari i urren ata. Lufta e klasave është kthyer dhe do të jetë e gjatë dhe e pamëshirshme.
Disa në Perëndim shijojnë imazhet e rebelimit që na vijnë nga Sri Lanka. Imazhet tregojnë qytetarë të revoltuar duke sulmuar Pallatin Presidencial dhe duke u zhytur në pishinën e tij. Imazhet janë befasuese dhe inkurajuese: është shpresëdhënëse të shohësh njerëz që luftojnë kundër sundimtarëve të paaftë dhe të korruptuar.
Kriza ekonomike e Sri Lankës është jashtëzakonisht serioze. Vendi është i falimentuar. Inflacioni është i frikshëm. Çmimet e ushqimeve janë rritur me 80%. Çmimet e benzinës muajin e kaluar u rritën me 24%, çmimet e naftës me 38%. Imazhet e qytetarëve të revoltuar të mbështetur në divane prej pelushi në një pallat të braktisur nga klasa sunduese mund të jenë një prelud i një kryengritjeje globale të punëtorëve të zemëruar.
Nga kamionistët kanadezë që rebelohen kundër rregullave të Covid19 që shkatërrojnë jetën, tek fermerët holandezë që ngrihen kundër politikave mjedisore paranojake të qeverisë së tyre, nga taksistët italianë që protestojnë për rritjen e çmimit të karburantit deri te protestat popullore po përhapen në mbarë botën.
Dhe në Shqipëri…?!
Shshsh se mos po zgjojmë dikë…