Shkrimi mbi këtë mozaik romak të shek ll pas e.s. i gjetur në Turqinë e sotme kundër “syrit të keq” është përkthyer me anë të greqishtes nga studiuesit helenistë boterorë si më poshtë:
Kaisy = kai sy (greqisht) që do të thotë :”edhe ti”
Pra pranojnë që mozaiku ka të bëjë me syrin e keq, kemi edhe syrin e keq në qendër që e sulmojnë dhe pastaj në mënyrë “gjeniale” e përkthejnë nga greqishte”EDHE TI”.
E shikoni miq që çdo shkrimi antik i japin origjine greke edhe pse kuptimi është vetëm në shqip.
Mozaik kundër syrit të keq i periudhës romake ku shkruhet KAICY = HAI SY. Por mund te jete edhe KA I SY ose KE SY si në shqip përdoret për atë që ka sy të keq.
Por meqë h si zanore hundore tek latinët shkruhej ( k ) , mund te jetë edhe hai sy…
Pra në shqip edhe sot perdoren të dya shprehjet:
1 : ha sy , hai sy
2; ka sy , ka i sy
Syri i keq është shpuar nga një cfurkë dhe një shpatë. I sulmuar nga një akrep, një krimb, një gjarpër, një qen, një panterë dhe një korb.
Një xhuxh largohet me 2 shkopinj ne dorë duke i kthyer shpinën syrit ndërsa organi i tij i kthyer nga prapa drejtohet kundër syrit të keq.
Theksoj që forma e kthyer e organit mashkullor në periudhën romake ishte mënyra për t’u ruajtur nga syri i keq.
Në asnjë gjuhë tjetër përvec shqipes nuk ka asnjë kuptim ky shkrim. Ja si thuhet në gjuhët e disa popujve:
Shqip: hai sy, ha sysh :
Greqisht: to matiasma
Latino : oculus malus
Hebraiste : ayin hara
Spanjolo: mal de ojo
Arabo: ain al hasoud
Ruso: sglaz
Turko: nazar
Italiano: Malocchio
Napoletano: uocchie sicche
Sanscritto: drishti dosha
Pra sic shihet asnjë gjuhë tjetër përvec shqipes nuk e shpjegon këtë shkrim.
ReplyForward
|