Kryeministri Edi Rama u shpreh në një Konferencë për Mediat ditën e sotme se Kanabisi do të legalizohet e për këtë janë pyetur shqiptarët tek Këshillimi Kombëtar.
“Kanabisi do legalizohet, edhe njerëzit janë pyetur tek pyetësori i Këshillimit Kombëtar, e kanë shprehur vullnetin e tyre, morën pjesë 40% e shqiptarëve. Kanabisi do përdoret, flasim për kanabisin mjekësor dhe rekreativ. Shqiptarët janë pyetur, kanë thënë po. Kush nuk ka marrë pjesë te Këshillimi Kombëtar le të marrë pjesë herë tjetër e pastaj të flasë.” – u shpreh ai.