Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, Sali Berisha foli për protestën që do të mbahet nga mbështetësit e tij më 7-Korrik, ku i bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen.
“Protesta e 7-Korrikut ka një mision të madh, duhet të bashkohemi të gjithë! Regjimi i Ramës tashmë është më keq se i Lukashenkos, zotëron të gjithë pushtetet. Thirrja ime është për qytetarët, noterët, fermerët, inxhinierët, gratë e vajzat të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë. Kjo rrugë s’kërkon asgjë tjetër vec të përfaqësojë qytetarët.”-shprehet Berisha.