Sonte Nata e Kadrit në kalendarin Islamik

Sonte sipas kalendarit islamik të myslimanëve për muajin e shenjtë të Ramazanit është Natë e madhe, e njohur për të gjithë ‘Nata e Kadrit’ ( e rëndësishme më shumë se një mijë muaj).

Kjo natë është një nga netët teke në dhjetë ditshin e fundit të muajit të madhërishëm. Myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i falë të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet dhe se engjëjt zbresin në Tokë.

Myslimanët besojnë që Kur’ani u zbrit në natë të Kadrit tek Muhammedi prej Allahut.

Më poshtë keni disa vepra që duhet të bëhen në Natën e Kadrit:

  1. Këtë natë duhen kryer adhurime për hir të Allahut, duhet falur namaz duke e përforcuar ndjenjën e adhurimit.
  2. Duhet lexuar sa më shumë Kur’an, të dëgjohet ai që e lexon atë si dhe të meditohet mbi ato ç’ka thotë Kur’ani.
  3. Duhet të biem në salavat mbi Profetin tonë a.s., të shpresojmë në shefatin (ndërmjetësimin) e tij, të forcojmë vetëdijen e të qenit nga ymeti i tij dhe të rinovojmë besnikërinë ndaj tij.
  4. Duhet të kërkojmë falje e mëshirë nga Allahu, të bëjmë vetëllogari dhe të bindim veten të kthehemi drejt rrugës së drejtë.
  5. Të bëjmë sa më shumë dhikër (përkujtim) e të meditojmë, pasi vetëm me përkujtimin e Allahut gjejnë shpëtim dhe prehje zemrat.
  6. Të lutemi sa më shumë, sepse duaja është mjeti që e afron më shumë njeriun me Zotin e tij. Transmetohet se Profeti ynë i nderuar a.s. në këtë natë e ka këshilluar Aishen të bëjë këtë dua: “Allahumme inneke afuuun, tuhibbu’l-afue fa’fu anni” {Zoti im! Ti je Falës, të pëlqen të falësh, më fal dhe mua!}
  7. Në këtë natë të shenjtë duhet të kërkojmë prej Allahut të falë të gjithë besimtarët. Të lutemi që kjo natë të bëhet faktor për forcimin e dashurisë dhe vëllazërisë, për bashkimin e botës islame dhe për ruajtjen e gjithë njerëzimit nga fatkeqësitë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here