Tronditëse në Tiranë/ 60 vjeçari mbyll në banesë dhe përdhunon të miturën

Rast abuzimi seksual në Tiranë ku, një 60-vjeçar është ndaluar nga komisariati nr.1 në Tiranë për shkak se dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Mësohet se ka qenë vetë vajza 16-vjeçare që ka denoncuar në polici për rastin në fjalë.

Fillimisht ajo i ka treguar nënës se saj, ndërsa më pas janë drejtuar në polici.

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here