Të paktën 29 persona kanë vdekur pas një zjarri që shpërtheu në një klub nate në Stamboll të martën. Disa të tjerë u plagosën rëndë.
Incidenti ndodhi në klubin e natës Masquerade, i vendosur në bodrumin e një ndërtese banimi 16-katëshe në anën evropiane të qytetit.
Autoritetet thanë se zjarri shpërtheu pas mesditës në orën 12:47. (0947 UTC) dhe u vu nën kontroll nga zjarrfikësit vetëm disa orë më vonë.
“Numri i njerëzve që humbën jetën në zjarrin në Gayrettepe të qarkut Besiktas është rritur në 29”, tha në një deklaratë zyra e guvernatorit Davut Gul.
Pamjet televizive treguan flakë dhe një kolonë tymi të dendur që frynte nga katet e sipërme të ndërtesës.
Klubi i natës u mbyll gjatë muajit të Ramazanit dhe ishte duke u rinovuar në kohën e incidentit, raportoi gazeta Hurriyet.