“Vazhdojmë KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS, deri në datën 5 maj. Për ata që ende nuk e kanë nisur, mund ta nisni që sot.
Pse kreshmojmë:
* Kreshma shërben si një periudhë ndriçimi, veçanërisht për të na përgatitur për të kremten më të madhe të njerëzimit, të Ngjalljes së Shpëtimtarit Krisht.
* Kreshma është periudhë ushtrimi shpirtëror, ushtrim i bindjes dhe ushtrim mohimi dëshirash.
* Kreshma na bën të vetëdijshëm për varësinë tonë tek Perëndia.
* Kreshma na ndihmon të krijojmë disiplinë personale.
* Kreshma është periudhë që zbulojmë nevojat tona të vërteta.
* Kreshma është shenjë vuajtjeje dhe pendimi.
Si të kreshmojmë:
* Mbani kreshmë shenjtëruese.
* Kaloni më shumë kohë me Perëndinё gjatë Kreshmës.
* Kombinoni bamirësinë me kreshmën.
* Ruani një shpirt përulësie, pendimi dhe faljeje.
* Kreshmoni në fshehtësi.
* Kreshmoni me gëzim.
Rikujtojmë:
Gjatë kreshmës 𝐧𝐮𝐤 𝐡𝐚𝐦𝐞̈ 𝐮𝐬𝐡𝐪𝐢𝐦𝐞 𝐦𝐞 𝐩𝐫𝐞𝐣𝐚𝐫𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐳𝐨𝐫𝐞 (mish, vezë, bulmet, peshk) por 𝐡𝐚𝐦𝐞̈ 𝐮𝐬𝐡𝐪𝐢𝐦𝐞 𝐛𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 (perime, fruta, brumera etj.)”
shkruan Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë në faqen zyrtare.