Aktorja e madhe, Margarita Xhepa, këtë të martë feston ditëlindjen e saj të 90-të.
Aktorja ka lindur më 2 prill 1934, në qytetin e Lushnjës, prej nga nisi të hidhte hapat e parë drejt karrierës së saj.
Nëna e saj e zbuloi talentin e saj për aktrim, që kur Margarita Xhepa ishte në shkollën fillore.
Ajo ka krijuar mbi 150 role në teatër, ndër të cilët janë: Majlinda në filmin “Majlinda”, Dafina në “Lumi i Vdekur”, Filja në “Cuca e Maleve”, Zonja Nënë në “Kush e solli Doruntinën”, Nënë në ” Përballë vetvetes” etj.
Ndërsa në rolet e dramaturgjisë botërore interpretoi role si Ofelia te “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dado tek “Romeo dhe Zhuljeta”, Mbretëresha Margaret tek “Riçardi III” i Shekspirit.
Në role të tjera nga dramaturgjia botërore ka luajtur rolin e: Klea në “Dhelpra dhe rrushi” (Figereido), Lena në “Xhaxha Vanya” (Chekhov), Lady Milford në “Luiza Miller” (Shiler), Zonja Berling. në “Vizita e inspektorit” (Pristli), zonja Lomen në “Vdekja e një komisioneri” (A. Miller), Ana Andreevna në “Inspektori” (Gogol), Marsela në “Qeni i kopshtarit” (De Vega) , Mashenka në “Mashenka” (Afigenov), Sheila në “Morali i zonjës Dulska” (Zapolska), ose dado në “Elektra” të Sofokliut, nën regjinë e regjisorit grek Dhimitri Mavrikis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.