9 fakte që nuk i dinit për “Robert De Niro”
1- Në moshë të re, të gjithë e quanin Bobby Milk, sepse lëkura e tij ishte e bardhë si qumështi.
2- Robert De Niro i pagoi gati 5000 dollarë një dentisti për t’i dëmtuar dhëmbët për rolin e tij në filmin Cape Fear të vitit 1991 dhe pas filmit pagoi mbi 20 000 dollarë për t’i rregulluar ato.
3-De Niro ka punuar si shofer taksie para se të xhironte filmin Taxi Driver për të përsosur rolin e tij plotësisht, dhe në skenën e famshme kur flet me veten në pasqyrë, Deniro improvizoi të gjithë tekstin teksa skenari thoshte të shikonte veten në vetëm pasqyrë.
4-Robert Deniro ishte shumë i përkushtuar në përgatitjen e roleve të tij, ai shtoi 27 kilogramë për rolin e tij në Raging Bull, i cili i dha çmimin Oscar për aktorin më të mirë.
5-Mësoi të luante saksofon për rolin e tij në filmin New York New York.
6-Ai jetoi për një kohë në Siçili dhe mësoi gjuhën siçiliane për rolin e tij në mrekullinë e përjetshme kinematografike The Godfather.
7-Ai dhe “Marlon Brando” ishin të parët që fituan Oskarin për të njëjtin rol, rolin e Vito Corleones. Tek babai shpirtëror.
8-De Niro thotë në një intervistë për revistën Time, një nga intervistat e tij të pakta, pasi nuk i pëlqejnë intervistat: “I kam mirëpritur intervistat e shtypit që në fillimet e mia, megjithëse pjesën më të madhe të kohës së intervistës e kalova duke interpretuar dhe sqaruar se çfarë do të kisha dashur saktësisht. Më pas vendosa të ndërpres dialogun, nuk ka kuptim t’u përgjigjesh pyetjeve si hobi apo kur e ke mbaruar universitetin, nuk ka lidhje me aktrimin afër apo larg.
9-Nuk i pëlqen të flasë për jetën e tij personale, shenjtëron privatësinë dhe nuk do të gjeni askënd që e di se çfarë po ndodh në jetën e De Niros, përveç miqve të tij të ngushtë.