Salwan Sabah Matti Momika (23 qershor 1986 – 1 prill 2024) ishte një refugjat irakian dhe një islamofob radikal. Ai ishte i njohur për organizimin e demonstratave në Suedi ku dogji publikisht Kuranin nën mbrojtjen e policisë.
Në vitin 2023, Momika organizoi një sërë demonstratash si një kritikë ndaj Islamit. Gjatë këtyre demonstratave, ai përdhos Kuranin duke e djegur nën mbrojtjen e policisë. Djegiet e Kuranit çuan në kërcënime masive me vdekje dhe sulme ndaj tij.
Gjithashtu në vitin 2023, Agjencia Suedeze e Migracionit vendosi që Momika të dëbohej nga vendi. Për shkak të kërcënimeve ndaj tij në Irak, dëbimi megjithatë nuk mund të ushtrohej, dhe kështu ai mori një leje të re të përkohshme qëndrimi deri në prill 2024.
Më 1 prill 2024, ai u gjet i vdekur në Norvegji.