Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Majda Gorçeviç, ka deklaruar se shteti i saj do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës në maj.
Në konferencën për media të mbajtur bashkë me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi, pas nënshkrimit të marrëveshjes për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III, ajo ka komentuar edhe votën e Malit të Zi kundër Kosovës në Komitetin për politikë dhe diplomaci të KiE-së të mërkurën.
“Votimi i disa deputetëve nuk do të thotë domosdoshmërisë qëndrimin e qeverisë … Mali i Zi në maj do ta përkrahë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka deklaruar ajo.