Studentët e Fakultetit Juridik nga Universiteti i Prishtinës kanë dalë të tretët në garën ndërkombëtare ‘Willem C Vis International Arbitration Moot’, në Vjenë të Austrisë.
Studentët e Prishtinës u radhitën të tretët nga 364 universitete anembanë globit, duke lënë pas universitetet si Harvardi, Oksfordi, Kembrixhi, Jale, Stanford, Kolumbia, LSE dhe të tjera.
Për këtë arritje, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se me punë e përkushtim arrihet gjithçka.
“Krenare sa më ska! Bravo studentëve Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri, si dhe Trajnerët: Prof. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj”, u shpreh Vjollca Osmani.
Ministrja e Drejtësisë e Kosovës Albulena Haxhiu theksoi se “kjo është një fitore e jashtëzakonshme për studentët e Universitetit të Prishtinës, të cilët treguan aftësi dhe talent në fushën e drejtësisë ndërkombëtare”.
‘Willem C Vis International Arbitration Moot’ është garë e arbitrazhit ndërkombëtarë komercial dhe cilësohet si gara më e madhe e drejtësisë në botë.