Kledian Leka është i diplomuari i parë i verbër në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Parmës dhe është shqiptar.
23-vjeçari Kledian Leka, me banim në Casalmaggiore (Kremone), në përfundim të kursit trevjeçar kaloi shkëlqyeshëm testin me një tezë të titulluar “Edukimi i Shkencave Kompjuterike. Strategjitë dhe mjetet për akses gjithëpërfshirës për nxënësit me dëmtime shikimi”.
Shqiptari tha se teza e tij synon të jetë një ndihmë e madhe për fëmijët me probleme me shikimin. Ai tha se ka punuar për këtë tezë që të gjitha dokumentet tradicionale të jenë të lexueshme edhe për të verbërit.