Kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Në pranga raportohet se ka përfunduar edhe një person tjetër, ndërsa 3 të tjerë janë lënë në arrest shtëpie
Mësohet se arrestimi i Goros ka ardhur pas një kallëzimi nga ana e Fredi Belerit. Në pranga ka rënë Goro dhe Mihallaq Bonjaku.
Sakaq, raportohet se arrestimet lidhen me statusin e investimit strategjik të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Punëve të Jashtme Olta Xhaçka. Sipas burimeve për BalkanWeb ndaj Goros rëndojnë dyshimet për shpërdorim detyre.