Ramadan Hasani, 30 vjeç është dhunuar barbarisht nga katër persona ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Korçë dhe policia njoftoi më herët se ka shpallur në kërkim katër autorët e dyshuar të ngjarjes.
Në përpjekje për të shpëtuar, i riu ka shkuar drejt lavazhit por autorët e kanë ndjekur në ambientet e brendshme ku dhe e kanë rrahur barbarisht duke e goditur me shkopinj.
Hasani është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autorët e dyshuar janë identifikuar si Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri.