Një autobus është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjte në autostradën Elbasan-Tiranë.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërsa siç mund të shihet edhe në pamjet e mësipërme tymi i zi ka pushtuar zonën.
Forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje. Sakaq deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar, vetëm dëme materiale.