Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur në Kuvend se sot në rend dite duhej të ishin votuar propozimet për Reformën Zgjedhor, për listat e hapura dhe votën e diasporës.
Basha tha se lojërat e fjalëve nuk pinë më ujë dhe se pas 6 muajsh teatër, Kuvendi sot duhej të shprehej me një po ose një jo, për propozimet e tyre.
“Pas 6 muajsh sjellje vërdallë të propozimit të opozitës, sot duhet të kishit guximin të dilnit para shqiptarëve dhe të shpreheshit me një po ose jo.
Lojërat e fjalëve nuk pinë më ujë. Shqipëria duhet të dinë se çfarë qëndrimesh keni ju për propozimet tonë. Produktin e keni brenda, e para kundër vjedhjes së votës, ndëshkimin e praktikave korruptive dhe paketa e dytë që e keni brenda që s’keni dëshira as ta votoni dhe as të bëni transparencë.
Është e qartë që pjesë më e dhimbshme e qytetarëve është pazari i heshtur i interesave të ngushta për t’u mbërthyer pas karrigeve për tu mbërthyer pas servilizmave ndaj kryetari Kërkoj ndjesë si kryetar i PD-së, ndryshimet e 2008 e përkeqësuan cilësinë e parlamentarëve të Shqipërisë, na sollën në këtë teatër kukullash ku nuk ka rëndësi çfarë thuhet sepse gjithçka vendoset jashtë kësaj salle. Kjo s’është demokraci.
6 muaj teatër, ky është momenti t’i jepet fund. Është e qartë vendimi që keni marrë, por u keni borxh shqiptarëve tani ta fusni në agjendë”, tha Basha.
Pas kësaj Basha eështë përjashtuar nga seanca e Kuvendit.