Ndonëse Shqipëria është një ndër vendet më bujqësor⅔ një pjesë e mirë vijnë nga importi. Nëse ndalemi konkretisht tek zarzavatet dhe frutat në gjysmë dekadën e fundit është rritur ndjeshëm importi i tyre. Në 2019 me 2.5 miliardë në 2023 në 3.3 miliardë lekë.
“Frutat në përgjithësi janë të jashtme greke turke dhe italiane. Shega dardha është turke, limoni e kivi nga Greqia, mollët nga Italia ka dhe Korça,” shprehet një tregtar.
Jo vetëm zarzavatet dhe frutat por gamës së produkteve të importuara nuk i mungojnë as bulmetrat dhe mishi. Nëse i referohemi të dhënave të Drejtorisë së Doganave për 5 vitet e fundit, u importuan në 2019 5 miliardë lekë në 2023 në 8 miliardë lekë.
“Edhe nuk e marrim vesh prej vendi prej importit nuk e marrim vesh, kontroll nuk ka nga vjen ky mish.”
Referuar gjeografisë së importit të mishit sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave vërehet se shumë se 1/3 e mishit gjatë vitit të shkuar erdhi nga Brazili. Lista e importeve pasohet nga Greqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia.
Nëse ndalemi në totalin e produkteve që Shqipëria ka eksportuar dhe importuar në vitin 2023 mund të themi që kemi shitur 1 dhe kemi blerë 3.
Në vlerë, vendi ynë eksportoi rreth 440 miliardë lekë produkte shqiptare, dhe importoi nga jashtë rreth 874 miliardë lekë