Ndihmës sekretari i Shtetit Amerikan për Çështjet e Narkotikëve takohet me kreun e SPAK

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL) Todd Robinson, ka mbërritur në Tiranë dhe paraditen e sotme (19 mars) ka zhvilluar një takim në Prokurorinë e Posaçme.

 

Mësohet se Robinson është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumanin, dhe me prokurorët e posaçëm, me të cilët ka diskutuar për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Mësohet gjithashtu se është folur dhe për bashkëpunimin dypalësh për luftimin e këtyre dy fenomeneve.

Robinson rikthehet në Tiranë pasi ka shërbyer më parë në ambasadën tonë prej vitit 2004 deri në vitin 2006.

Gjatë vizitës së tij, ai do takohet edhe me Kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here