Turhan Pashë Përmeti, me origjinë shqiptare përfaqësoi Perandorinë Osmane në Konferëncën e II të Paqes në Hagë më 1907, si ambasador i Perandorisë Osmane në Shën Petersburg, deklaronte me shkrim:
”Tyrqit, në vend qi t’i ndihmonin të përhapunit të kombsiës shqiptare, kanë përdorun në ç’do kohë të gjithë fuqiën e tyne për me e ndrydhun. Shqiptarvet u âsht dashun të luftojnë pa pushim për me ruejtun karakterin kombtar kundër mundimevet të bâmuna prej qeverriës tyrke për me i shkombësuem; e këjo punë provohet kjarisht prej 54 kryengritjeve të mëdhaja shqiptare, qi regjistron historia tyrke… Si serbët ashtu edhe shqiptarët qenë shtruem nën sundimin e tyrqvet, po me këtê ndryshim qi shqiptarvet qeveria tyrke u ndalonte arësimin në gjuhët të vet në vênd qi serbët ishin të lirë me mbajtun shkollat kombtare të tyne, punë këjo qi u jipte lêje me bámun njê propagandë të gjallë…”
Me shpalljen e Pavarësisë të shtetit tonë Shqipërisë, më 17 mars 1914, caktohet si kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme të Shqipërisë.