“Shumë shpejt, duke filluar nga java e ardhshme, Partia Demokratike do të jetë në qendër të koagulimit fillimisht të një koalicioni politik me parti të cilat ndajnë këto tre vlera themelore: reformë zgjedhore për të fuqizuar njerëzit dhe jo për t’i mbajtur ata nën zgjedhën e tutelën e listave të mbyllura të 2008-ës. Mbështetje pa kushte për drejtësinë, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe padiskutim partneriteti i palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me komunitetin Euro-Atlantik. Këto janë ato që na përkufizojnë, na bëjnë bashkë, na mbajnë bashkë edhe përkundër vështirësive më të mëdha. Dhe përmes këtyre shënohet rruga jonë për të ecur përpara. Por si Parti Demokratike kemi detyrë që shkon përtej kësaj. Po do ta hedhim këtë hap dhe kam kënaqësinë, përivilegjin, nderin ta njoftojë këtu në Kuvendin Zgjedhor të Kurbinit, krijimin e një koalicioni pro perëndimor, Euro-Atlantik me në qendër Partinë Demokratike të Shqipërisë.” Kështu u shpreh Lulzim Basha.