98 Vjet Violeta Manushi

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 6 mars 1926 u lind aktorja e mirënjohur, Vioketa Manushi.
Numëron mbi 100 role në teatër dhe kinematografi. Violeta Manushi lindi në Korçë. Ish-punëtorja e tipografisë, vetëm 20 vjeçe u regjistrua në shkollën e parë dramatike, të hapur pranë Teatrit të Shtetit (sot TK), më 1946.
Në dramën “Orët e Kremlinit” (1957) ajo luajti një herësh tri role, duke shënuar kështu një rekord origjinal, ende në fuqi.
Më pas shkëlqeu në rolin protagonist në komeditë “Gratë gazmore të Uindsorit” (1959) dhe “Morali i Zojës Dulska” (1958). Nga dramaturgjia kombëtare interpretoi me shumë sukses Olimbinë te “Karnavalet e Korçës” (1964), Zyhranë te “Fytyra e dytë” (1968), Nicën te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1971), Ollgën te “Zonja nga qyteti” ( 175) dhe teton te “Pallati 176” (1985), duke u transformuar në secilin prej tyre. Ka luajtur edhe në 16 filma, që nga “Tana” (1958) deri tek “Rrethimi i vogël” (1989) dhe një teledramë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976). Për rolin e teto Ollgës tek “Zonja nga qyteti” fitoi Medaljonin e Festivalit të Filmit më 1977.
Violeta Manushi nuk u martua dhe nuk pati fëmijë.
Ajo u nda nga jeta në moshen 81 vjecare me 26 korrik 2007 në Tiranë, Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here