Dënohet me burg Alfred Beleri

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri për ‘korrupsion aktiv’ në zgjedhjet lokale të 2023-it.

Ndërsa, GJKKO ka dënuar 1 vit e 6 muaj burg Pandeli Kokaveshin, por dënimi me burg për të është pezulluar dhe do të qëndrojë 3 vite në “shërbim prove”.

Mbështetësit e Belerit, pas vendimit të gjykatës kanë thirrur në kor “Turp…Turp…Turp” duke kundërshtuar vendimin e GJKKO e cila i jep fund dilemës dhe tashmë në Himarë pritet të zhvillohen zgjedhje të reja.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri u arrestua më 12 Maj teksa ofronte para për të blerë 8 vota në shifrën e 400 mijë lekëve të vjetra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here