Në një ditë si sot dhe pikërisht 5 mars 1982 u gjend i vdekur në dhomën e tij në Bungalow nr.3, Sunset Bulevard në Los Angeles, California, aktori i mirënjohur John Belushi. Shkaku i vdekjes ishte një injeksion kokaine përzier me heroinë. Natën e vdekjes së tij, ai priti në shtëpi miqtë e tij Robin Williams dhe Robert De Niro, secili prej të cilëve e lanë Belushin në shoqërinë e shumë të tjerëve, mes të cilëve dhe Cathy Smith. Autopsia vërtetoi se shkaku i vdekjes ishte i lidhur me drogën.
Dy muaj më vonë, Smith pranoi gjatë një interviste se ajo ia kish injektuar dozën Belushit natën e vdekjes. Pas publikimit të artikullit “Unë vrava Belushin” çështja u rihap. Smith u ekstradua nga Toronto dhe u arresua me akuzën per vrasje me paramendim. Më pas akuza u reduktua në vrasje të pavullnetshme dhe ajo u dënua me 18 muaj burg.
Belushi u varros në varrezat e Abel’s Hill tek Martha’s Vineyard Chilmark, Massachusetts. Mbi varrin e tij shkruhet “Unë mund të kem ikur, por rokenrolli (Rock and Roll) jeton akoma.” E veja e tij më vonë u martua sërish dhe tani quhet Judith Belushi Pisano. Biogragia e saj mbi Xhonin (në bashkëpunim me Tanner Colby), “Belushi: Një Biografi” është një përmbledhje në vetë të parë e intervistave dhe fotografive dhe u publikua ne 2005.
Më 1 prill 2004, 22 vjet pas vdekjes së tij, Belushi u nderua me një yll në Hollywood Walk of Fame, pas një presioni 10-vjeçar të James Belushit dhe Judith Belushi Pisano.