Kryemadhi kërkon t’i rikthehet celulari

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi vë në lëvizje Gjykatën e Lartë me rekurs dhe kërkon kthimin e një telefoni celular që i është sekuestruar në shtëpinë e nënës së saj. GJKKO dhe Apeli i Posaçëm kanë rrëzuar kërkesat e Kryemadhit dhe tani çështja pritet të shqyrtohet në Gjykatën supreme. Ilir Meta, ish-president dhe aktualisht kryetar i PL-së dhe bashkëshortja e tij janë nën hetim nga SPAK. Hetimet kanë nisur pas kallëzimit të Halit Valterit në lidhje me kontratat e lobimit me SHBA. Ndërkohë, Ilir Meta po hetohet edhe për çështjen Cez-DIA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here