Arrestohen 3 persona, i hapën llogari në Tik Tok një gruaje

SHKODËR-Një grua 34-vjeçare ka kallëzuar në policinë e Shkodrës se disa persona i kanë hapur llogari false në TikTok. Për rastin, ka nisur hetimi në gjendje të lirë për A. L., 42 vjeçe, banuese në fshatin Ana e Malit, A. K., 35 vjeç dhe E. K., 44 vjeç, të dy banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, pasi ka kallëzuar një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, se i kanë hapur një llogari false në rrjetin social “Tik tok”.

“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve Kirbernetike të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. L., 42 vjeçe, banuese në fshatin Ana e Malit, A. K., 35 vjeç dhe E. K., 44 vjeç, të dy banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, pasi ka kallëzuar një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, se i kanë hapur një llogari false në rrjetin social “Tik tok””, njofton policia.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here