Mitsotakis nuk vjen në Tiranë!

Sipas mediave greke Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, nuk do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën në Tiranë, për shkak të zhvillimeve në çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama për mbështetjen greke për Belerin, të cilat mediat në vendin fqinj i konsiderojnë provokuese.

Kujtojmë se ditën e nesërme, më 28 shkurt, në të njëjtën ditë me Samitin për Ukrainën, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) do të vazhdojë procesi ndaj Belerit.

SPAK ka propozuar një dënim prej 2.5 vjet burg për Belerin. Ndërkohë po diskutohet edhe çështja e lejes që Beleri ka kërkuar për t’u betuar në postin që u zgjodh, për të cilën pritet një përgjigje më 19 marsnga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here