I diplomuar për arte në Shqipëri kapet në fermë kanabisi në Angli

Policia angleze ka arrestuar shqiptarin Kleon Zeneli. Ky i fundit i diplomuar për arte u kap duke u kujdesur për kanabis në Angli, në një fshat të qarkut Durham. Zeneli u gjet në papafingo, ku po kultivohej kanabis, me bimë të tjera të gjetura në dy dhoma gjumi në katin e sipërm, ku kishte edhe pajisje të ndryshme kultivimi.

Sipas mediave britanike në papafingo u gjetën 50 bimë lënde narkotike midis 1 dhe 2 metra lartësi, dhe u konsiderua se rritja kishte zgjatur për disa kohë. Sistemi i energjisë elektrike u kontrollua dhe u zbulua se te njehsori ishte ndërhyrë, qartë për të fuqizuar funksionimin. 24-vjeçari tha se ishte një shtetas shqiptar dhe qëndrimi i tij ishte i paligjshëm në Britaninë e Madhe.

Ai nuk ka asnjë dënim të mëparshëm në Angli. Zeneli u deklarua fajtor si për prodhimin e një droge të klasit B dhe për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Pavarësisht se i pandehuri kishte përfunduar një diplomë Bachelor për Arte në menaxhimin e marketingut në Shqipëri, ai nuk ishte në gjendje të gjente punë në vendin e tij të lindjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here