Ukraina ka marrë dritën jeshile për të sulmuar Rusinë me avionë luftarakë F-16.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se tashmë Ukrainës i lejohet të sulmojë objektivat brenda Rusisë pasi ajo ka të drejtën e vetëmbrojtjes.
Megjithatë Stoltenberg nuk ka zbuluar se kur Ukraina do të ketë akses te këto mjete luftarake, ndërsa ka theksuar se çdo anëtar i NATO-s që është zotuar t’i dorëzojë avionët ka politika të ndryshme dhe do të vendosë vetë për afatet kohore.

Ukraina ka kërkuar prej kohësh F-16 si një mënyrë për të luftuar epërsinë ajrore të Rusisë.
Rusia ka paralajmëruar vazhdimisht se një veprim i tillë do të ishte një përshkallëzim i konfliktit dhe madje mund të rrezikonte një luftë bërthamore, pasi një avion F-16 është i aftë të hedhë bomba B61.