Katër të rinjtë të cilët ranë në prangat e Policisë së Tiranës, më 20 shkurt, kanë lënë qelinë. Gjykata ka dhënë masën “detyrim paraqitje” për Kindi Tolin, Andrea Malian, Bledar Kolën dhe Ismet Stefanis. Ata u arrestuan më 20 shkurt gjatë protestës së mbajtur nga opozita, pasi dyshohet se kishin hedhur molotovë drejt ambienteve të Kryeministrisë.
Seanca e 4 të rinjve u ndoq edhe nga deputetët e opozitës, si Bledion Nallbati, Agron Gjekmarkaj, Gazment Bardhi, Lefter Gështenja, Dhurata Çupi.
Në një prononcim për mediat kryetari i Grupit Parlament të Partisë Demokratike përshëndeti vendimin e Gjykatës duke ripërsëritur se katër protestuesit nuk kanë kryer asnjë vepër penale.
“E përsëris secili prej tyre është identifikuar do të mbaje përgjegjësi penale sikundër për aktin personal të dhunës që kanë kryer do të mbajnë përgjegjësi personale. Dua ta përshëndes vendimin e Gjykatës që i la të lirë 4 protestuesit, asnjë prej tyre s’ka asnjë shkelje të ligjit. Nuk kishte asnjë arsye as për tu shoqëruar”, tha Bardhi.