A janë “E keqja” çunat e Londrës? SPAK do hetojë pasurinë dhe investimet e tyre në Tiranë

Ambasadori i akredituar i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith, ndodhej sot në institucionin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, ku zhvilloi një takim me prokurorët e SPAK.

Redaksia mësoi se në fokus të këtij takimi ishin hetimet pasurore dhe grupet e narkotrafikut shqiptar në BE dhe Britani.

Kujtojmë që prej kohësh në Britani mafia shqiptare është kthyer në një shqetësim serioz, jo vetëm për emigracionin e paligjshëm, por edhe për narkotrafikun.

Janë të shumtë shqiptarët që rrezikojnë jetën për të hyrë në Britani dhe për të punuar më pas në “fermat e kanabisit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here