Vdes në burg opozitari bjellorus Igor Lednik

Gazetari dhe opozitari bjellorus Igor Lednik vdiq në burg, ku po vuante dënimin për një artikull të botuar në vitin 2022 dhe për të cilin u akuzua për shpifje ndaj Presidentit Alexander Lukashenko.

Lajmin e ka bërë të ditur Partia Socialdemokrate.

Lednik ishte dënuar me 3 vite burg dhe shëndeti i tij ishte përkeqësuar. Gazetari dhe ish-politikani i ishte nënshtruar një operacioni gastrointestinal dhe gjithashtu vuante nga probleme me zemrën.

Ish- kandidatja presidenciale Svetlana Tikanovskaya, një figurë kryesore në disidencën anti-Lukashenko, tha se ishte “shkatërruar” nga vdekja e një luftëtari të palodhur lirie”.

“Kjo vdekje është një simbol tragjik i brutalitetit të regjimit të Lukashenkos. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për çdo vdekje, për çdo hero të humbur,” deklaroi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here